top of page

Pulë apo gjel?


ree

Pulë apo gjel? Ja disa ‘sekrete’ para se të vendosni cilin duhet të zgjidhni për recetat tuaja

  • Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve Turshitë, ullinjtë, perimet e freskëta, mishi, petat e bakllavasë e arrat, të gjitha janë pjesë e listët së blerjeve.

  • Por mbase më i rëndësishmi është gjeli apo pula e detit. Sipas të dhënave duket se tregtia e gjelave të detit është përqendruar në zonat e Baldushkut, Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës etj.

  • Duke qenë se është kthyer në një traditë të pandashme për fundvitin, tregtia e tyre është rritur me 40-50%.

  • Edhe pse në shumë raste familjarët i bien shkurt dhe blejnë gjelin, edhe pula e detit nuk mbetet pas. Sigurisht që mes tyre ka një ndryshim themelor që nis nga mishi e shkon deri tek recetat ku duhet t’i përdorni.

  • Diferenca e Mishit të Gjelit dhe Pulës së Detit

ree

Gjeli i detit shquhet për qafën e tij të dhjamosur, madje në disa zona të jugut të Shqipërisë, gusha e gjelit e pjekur i jepej mikut të shtëpisë.

  • Kjo traditë bëhej për të nderuar mikun e familjes.

  • Por pavarësisht zakoneve krahinore, gjeli i detit ka një sasi më të madhe dhjami.

  • Diçka e tillë e bën atë perfekt për këdo që preferon që përsheshi, orizi apo patatet e pjekura të dalin të shkrifeta.

  • Nga ana tjetër pula e detit, ka një përmbajtje më të vogël dhjami, duke e bërë mishin e saj më të mbledhur.

  • Mishi i pulës gjithashtu është edhe më i kuq, krahas atij të gjelit që është pothuaj i bardhë.

  • Duke qenë se ka pa një sasi të vogël dhjami, mishi i pulës së detit është perfekt për personat që duan diçka më të shëndetshme..

  • Një tjetër ndryshim mes këtyre dy produkteve është përgatitja e tyre.

  • Siç e përmendëm, pula e detit ka mish pak më të fortë ndaj dhe mund të kërkoj kohë pak më të gjatë gatimi.

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
bottom of page